VENDIMET NGA TAKIMI UDHËHEQËSIS SË INSTITUTIT TË MJEKSIS SË TRANSFUZIONIT DHE KRYQIT TË KUQ

0
1329

Më 12.03.2020 në ora 8 dhe 30 në hapsirat e Kryqit të Kuq u mbajt një mbledhje e udhëheqësis së Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit dhe Kryqit të Kuq të RSM me rastin e situatës dhe masave të shfaqura nga Qeveria e RMV për shkak të COVID-19.

Në takim u diskutua për gjendjen e tanishme të gjakut dhe produkteve të gjakut dhe mundësinë e parashikuar nga Plani i Integruar Operativ për organizimin e dhurimit të gjakut për të përmbushur nevojat e produkteve të gjakut për funksionimin normal të sistemit shëndetësor të RMV.

Duke pasur parasysh që sipas Planit Vjetor të Integruar për Aksionet e Dhurimit të Gjakut për vitin 2020, në këtë periudhë përfshihen shumica e shkollave të mesme dhe fakulteteve, dhe masat e Qeverisë për të mos punuar kanë imponuar nevojën për rregullimin e planit dhe rregullimin e tij sipas situatës së re.

Vendimet që u sollën janë:

  1. Rekomandohet që të shtyhen të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale elektive në të gjitha institutet shëndetësore (publike dhe private) dhe të kujdesen për rastet urgjente dhe jetike.
  2. Sesionet e planifikuara të dhurimit të gjakut me qytetarët dhe ato në organizatat e punës  duhen mbajtur, dhe anulohen sesionet e dhurimit të gjakut në institucionet arsimore mirpo ato duhet zëvendësuar dhe organizuar sesione të reja për dhurimin e gjakut me qytetarët dhe organizatat e punës.
  3. Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të tregojnë njerëzimin e tyre në këto momente mund ta bëjnë këtë në ITM Shkup, Qendrat dhe Shërbimet e Mjekësisë së Transfuzionit

  – Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit Shkup, Qendrat e Mjekësisë së Transfuzionit në Tetov, Manastir dhe Shtip çdo ditë nga 08 deri në 18 orë.

– Shërbimi i mjekësisë së transfuzionit Kumanovë dhe Veles nga 08 deri në 15 orë

– Shërbime të tjera të transfuzionit të gjakut në qytetet e tjera gjaku mund të dhurohen çdo të hënë dhe të enjte nga 08:00 – 15:00

– Gjaku do të mund të dhurohet në qendrën ditore të organizatës humanitare Dare Xhambaz në kuadër të Kryqit të Kuq – Shkup çdo ditë pune nga 10 e mëngjesit deri në 17:00 ora, si dhe të Shtunave dhe të Diellave nga 09:00 – 15:00.

  1. Sipas masave të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në hapsirat ku do të zhvillohen sesioni për dhurim të gjakut nga Instituti për Mjekësinë e Transfuzionit, do të merren të gjitha masat e nevojshme parandaluese (dezinfektimi i lokaleve, matja e temperaturës së trupit të të gjithë donatorëve dhe përmbajtje të procedurës standarde operative në situata të ktilla).
  2. Këto masa do të mbeten në fuqi në përputhshmëri me kohëzgjatjen e rekomandimeve dhe masave të miratuara nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë së RMV. Nëse është e nevojshme, ato do të rregullohen në përputhje me rekomandimet dhe masat e reja të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e RMV.

LEAVE A REPLY