DHURIMI I GJAKUT VAZHDON, NUK KA LIDHJE ME KORONAVIRUSIN

0
3142

Qytetarë të nderuar,
Gjaku është i pazëvendsueshëm dhe e nevojshme për pacientët që kan nevoj për transfuzion.
Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit siguron veprimtari mjekësore në përputhje me Ligjin për Sigurinë e furnizimit me gjak, përmes:
– mbledhjes së gjakut
– ruajtjen dhe lëshimin e gjakut dhe produkteve të gjakut
– përdorimi racional i gjakut dhe produkteve të gjakut
Për shkak të pandemisë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) të shpallur si pandemi nga sëmundja Coronavirus (COVID-19), objekti ynë në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë po monitoron nga afër gjendjen e shëndetit publik dhe po merr masa shtes për furnizimi i vazhdueshëm me gjak të sigurt në vendin tonë.
Si pjesë e këtyre masave të rritura në raste të ktilla urgjente, ne inkurajojmë të gjithë dhuruesit e shëndetshëm dhe të pranueshëm të gjakut që të dhurojnë gjak në mënyrë që të mbajnë furnizimin e duhur me njësi të gjakut për pacientët që kanë nevojë për transfuzion.
Ju dëshirojmë t’ju kujtojmë se:
– Nuk ka asnjë rrezik të marrjes së COVID-19 përmes procesit të dhurimit të gjakut ose transfuzionit të gjakut, pasi viruset e frymëmarrjes zakonisht nuk transmetohen me dhurim ose transfuzion.
– Ekzistojnë masa rutinore të kontrollit për dhuruesit e gjakut që udhëtojnë për të parandaluar dhurimin e personave me infeksione klinike të frymëmarrjes.
Gjaku duhet të presë që pacientët, e jo pacientët të presin gjakun.
Mos harroni se dhurimi i gjakut është një privilegj i qytetarëve të  shëndosh dhe shpres për të sëmurit. Secili nga ne mund në një moment në jetën tonë të ketë nevojë për terapi të gjakut dhe produkteve të gjakut.
Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon që vetëm dhurimi vullnetar, anonim dhe i papaguar i gjakut mund të plotësojë nevojat për gjak të sigurt.

 

DHURUESIT E GJAKUT DO TË KENË MUNDSI TË DHUROJN:

– Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit – Shkup, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 18:00 dhe e Shtuna nga 08:00 – 15:00.
– Do të dhurohet në qendrën ditore të dhurimit të “Dare Xhambaz” në Shkup në periudhën në vijim çdo ditë pune nga 10 e mëngjesit deri në 17:00, si dhe të Shtunën dhe të Dielën nga 09:00 – 15:00.
– Qendrat e Mjekësisë së Transfuzionit në Tetovë, Manastir dhe Shtip çdo ditë pune nga 08:00 – 18:00.
– Shërbimi i mjekësisë së transfuzionit në Kumanovë dhe Veles çdo ditë pune nga ora 08:00 – 15:00.
– Në shërbimet e tjera të transfuzionit në qytete të tjera gjaku mund të dhurohet çdo të hënë dhe të enjte nga ora 08:00 – 15:00.

LEAVE A REPLY