Seminari ballkanik për kontrollë të kualitetit në mjekësinë për transfuzion u mbajt në Shkup

0
565

133366774-1
Nga 26 shtatori deri më sot Instituti i mjekësisë për transfusion i Maqedonisë ishte nikoqir i seminarit ballkanik për kontrollë të kualitetit në mjekësinë për transfusion.

Siç informoi Institui i mjekësisë për tranfuzion, edukimin e kanë realizuar gjashtë ekspertë nga lëmi i menaxhimit me kualitetin në banka të gjakut nga Këshilli i Europës, ndërsa kanë marrë pjesë edhe 24 specialistë nga lëmi i mjekësisë për transfuzion të vendeve ballkanike.

Pas mbarimit të trajnimit, pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen provimit nga lëmi i menaxhimit me kualitetin me banka të gjakut, me këtë rast, pas verifikimit të njohurive nga ekspertë të Këshillit të Europës do të fitojnë sertifikatë të kësaj lëmie.

Me këtë, personeli i Institutit të mjekësisë për transfuzion në Shkup dhe qendrat rajonale në Tetovë, Manastir dhe Shtip do t’i plotësojnë kushtet për arritjen e rregulloreve europiane në Maqedoni, ndërsa në mjekësinë për transfusion do të avansohet kualiteti i grumbullimit, testimit dhe përpunimit të gjakut dhe komponenteve të gjakut, si dhe sistemi shëndetësor në përgjithësi.

Seminari është i organizuar nga Drejtoria europiane për kotroll të kualitetit në mjekësi (EDQM), pjesë përbërëse e Këshillit të Europës dhe i bashkëfinansuar nga Bashkimi Europian.

LEAVE A REPLY