Sipas Ligjit të marrëdhënieve të punës të Republikës së Maqedonisë, neni 150, punëtori i cili vullnetarisht jep gjak, ka të drejtë të mungojë nga puna dy ditë të njëpasnjëshme për çdo dhurim të gjakut.
Dhuruesit e gjakut, të cilët dhurojnë gjak më tepër se dhjetë herë, lirohen nga participimi në çmimin e disa shërbimeve shëndetësore:
• Mbrojtje shëndetësore ambulatore – poliklinike
• Kontroll laboratorik dhe analiza
• Kontroll rëntgen, incizime ehografike, kontroll me skaner dhe rezonancë magnetike
• Kontroll mjekësor specialistik
• Mjekim spitalor dhe rehabilitim (deri në 30 ditë, duke përfshirë edhe ushqimin)
• Mjekim të sëmundjeve të gojës dhe të dhëmbëve
Përveç kësaj janë paraparë edhe shpërblime, mirënjohje dhe manifestime të rasteve për çdo dhurues të gjakut, i cili ka dhuruar gjak 5, 10, 25, 50 apo më tepër herë.