TË FITOJM COVID-19
Dhuroni plazma, shpëtoni jetë

Në plazmën e gjakut të një personi që është shëruar nga një infeksion viral COVID-19 ka antitrupa që trupi ka krijuar gjatë luftës kundër sëmundjes. Plazma që përmban këto antitrupa luftojnë infeksionin quhet plazma konvalescente.

Ajo shfrytëzohet për të trajtuar pacientët me COVID-19, sepse lidhet me virusin në trupin e pacientit, zvogëlon ndikimin e tij, dhe kështu zvogëlon përparimin e sëmundjes.

Në bazë të përvojës më herët terapia me plazmë konvalente është treguar se është efektive në luftimin e sëmundjeve të shkaktuara nga viruset Ebola dhe SARS.

Meqenëse nuk ka ndonjë terapi specifike ose vaksinë, hulumtimet e fundit sugjerojnë që plazma konvalescente mund të jetë e dobishme në trajtimin e infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi i ri (SARS-CoV-2).

Edhe juve mund të shpëtoni jetën e dikujt pasi të jeni shëruar nga sëmundja e shkaktuar nga virusi COVID-19.

KUSH MUND TË DHUROJ PLAZMË KONVALESCENTE?          

Plazma konvalescente mund të dhuroj personi që është shëruar nga një infeksion COVID-19 nëse plotëson kushtet standarde për dhurimin e gjakut dhe kritere shtesë:

  1. Të posedoj dëshmi të dokumentuar laboratorik që kanë qenë të sëmurë nga COVID-19
  • Test dijagnostik – test poyitiv të RT-PCR ose test poyitiv të anti – SARS-CoV-2 antitrupa, pa marr parasysh a kanë pas simptomatologji ose nuk kanë pasë
  • Test serologjik pozitiv për anti – SRAS- CoV-2 antitrupa ( IgG ) pas shërimit, nëse nuk ka test dijagostifikues
  1. Para dhurimit duhet të paktën të kalojnë 28 ditë pa simptome ose 28 ditë pas mbarimit të kohës së izolimit
  2. Minimum 21 ditë pas tërheqjes së simptomeve është e nevojshme:
  • Test negative të RT-PCR
  • Test pozitiv serologjik të IgG anti-SARS-Cov-2 antitrupa
  1. Dhurues meshkuj ose femra që nuk kanë qenë shtatzane ose janë negativ për antitrupat HLA
  2. Pajtes informative të nënshkruar nga dhuruesi

PROCEDURA PËR DHURIM TË PLASMËS KONVALCENTE

Procedura e dhurimit të plazmës quhet plasmafereza dhe kryhet me një separator shumë të sofistikuar. Procedura zgjat nga 40 deri në 60 minuta dhe ndan nga 300 në 600 ml plazma, dhe përbërësit tjerë të gjakut përsërii kthehen te dhuruesi. Plazma që dhurohet është pjesa e lëngshme e gjakut që plotësohet shpejt. Dhurues mund të jetë një person midis moshës 18 dhe 60 vjeç, i cili peshon më shumë se 55 kilogramë dhe i plotëson kriteret e mësipërme.

EKZAMINET LABORATORIKE PARA DHURIMIT

  1. Pasqyra e gjakut
  2. Analizat biokimike (glikemia, gjendja e lipideve, statusi i proteins edhe ate proteinat totale të jenë më shumë se 60 g / l, produktet e degradimi, statusi enzimeve, CRP).
  3. Infeksione të lindura nga gjaku (hepatiti B, hepatiti C, HIV dhe sifilisi)
  4. Grupi i gjakut me dhe skrininzi i antitrupave
  5. Përqendrimi dhe / ose titri i antitrupave neutralizues të anti-SARS-CoV-2
  6. Antitrupat anti-HLA do të bëhen te gratë që kanë qenë shtatzane a kanë shpreh dëshir të dhurojn.
  7. Test negative të RT-PCR

Për informata më të hollësishme na kontaktoni në numrin e telefonit vijues 078 / 488-459 nga 08:30 deri 19:30 ose email: konvalescentnaplazma@gmail.com

Formulari për dhuruesit e plazmës konvalescente COVID-19

    * A jeni të vaksinuar kundër COVID - 19 ?
    Nëse Po, me cilën vaksin edhe cilën datë?
    pojo