Përveç dhurimit të gjakut të plotë në qeset për dhurim prej 350 apo 450 ml., ekzistojnë edhe lloje të veçanta të dhurimeve. Me termin lloj i veçantë i dhurimeve, mendohet në dhurim të një pjese të elementeve të gjakut, i cili realizohet me ndihmën e një aparati të veçantë. Kjo procedurë quhet afereza dhe varësisht nga ajo se çka merret nga dhuruesi, ekzistojnë procedurat vijuese aferezike:
– Plazmafereza (dhuruesi dhuron vetëm plazmë)
– Trombocitofereza (dhuruesi dhuron vetëm trombocite)
Lloji i dhurimit dhe pëlqimi për të njëjtin varet nga dhuruesi. Gjatë çdo dhurimi të gjakut, mjeku mund t’ju pyet nëse dëshironi të dhuroni gjak të plotë apo ndoshta jeni të interesuar të dhuroni me aferezë. Dhuruesit duhet të kenë në dispozicion informacione nëpërmjet fletushkave dhe materialeve tjera reklamuese, përmes të cilave ata do të njihen me llojet e dhurimeve dhe mundësitë e zgjedhjes.
Në njësinë e llojeve të veçanta të dhurimeve realizohen edhe procedura të vjeljes si procedurë e veçantë në trajtimin e personave të sëmurë nga leukemia. E njëjta realizohet në bashkëpunim me Klinikën e Hematologjisë.