Indikacione / kundërindikacione

Ekzistojnë rregulla të caktuara, të cilat duhet të respektohen para se t’i qaseni dhurimit të gjakut. Përsëri do të theksojmë që të dhurohet gjak, personi duhet të jetë i shëndetshëm dhe në gjendje të përgjithshme të mirë (i pushuar mirë, të ketë konsumuar ushqim të lehtë dhe të ngjashme).
Indikacionet dhe kundërindikacionet e dhurimit të gjakut janë si në vijim:

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME

Mosha 18-65 vjeç
Pesha e trupit > 50 kg
Temperatura e trupit < 37 ºC
Pulsi 50-100 / min.
Tensioni (TA) 90-180 / 50-110 mm Hg
Hemoglobina > 135 g/L( m ), > 125 g/L( `)
Hematokritet > 0.40(m), > 0.38(`)
Sulfat bakri > 1055(m), > 1053(`)
Shtatzënia 6 muaj pas lindjes apo abortit, përveç se në raste të jashtëzakonshme kur vendos mjeku
Intervali i dhurimit 3 muaj (meshkujt), 4 muaj (femrat)

 

GJENDJE TË CILAT KËRKOJNË VLERËSIM INDIVIDUAL

Alergjia Personat me histori të dokumentuar të anafilaksës nuk duhet të pranohen si dhurues
Sëmundjet autoimune Nëse është i përfshirë më tepër se një organ, ajo gjendje çon drejt refuzimit të përhershëm
Beta – talasemia Bartësit heterozigot të gjenit beta – talasemik mund të jenë dhurures, nëse janë në gjendje të përgjithshme të mirë dhe nivel të hemoglobinës në kufi normal
Bronhitisi Personat me shenja të rënda të bronhitisit kronik nuk duhet të pranohen si dhurures të gjakut
Ftohja (common cold) Varësisht nga gjendja
Hipertensioni Nuk duhet të pranohen si dhurues, personat me TA > 180 mm Hg (sistola) apo > 100 mm Hg (diastola)
Cikli menstrual Nuk prolongohet dhurimi i gjakut
Alkoolizmi Dhururesi nuk duhet të jetë i dehur
 
IMUNIZIMI PROFILAKTIK
Inokulimi, vaksinimi Periudha për marrje të vendimit
Vaksinë me baktere të atenuara dhe viruse

BCG, ethet e verdha, rubeola, fruthi, poliomyelitis (peros), mumps, vaksinë për kolerë me agjens të atenuar, vaksinë për paratifo me agjens të atenuar

4 javë
Vaksinë me baktere të vdekura

Kolera, paratifo, vaksinë kapsulore polisaharide për paratifo

Varësisht nga gjendja
Vaksinë me virus inaktiv

Poliomyelitis (injeksion), influenza

Varësisht nga gjendja
Toksoide

Difteria, tetanusi

Varësisht nga gjendja
Vaksina tjera

Hepatitis A, Hepatitis B,

Rabies, encefalittick – borne

Varësisht nga gjendja, pa ekspozim

Në rast të ekspozimit, pas 1 viti

Serum me origjinë shtazore 3 muaj

 

GJENDJE QË ÇOJNË NË REFUZIM TË PËRKOHSHËM

Gjendja Periudha për marrje të vendimit
Endoskopi me biopsi (përdorim të instrumenteve fleksibile), lëndim inokulativ, akupunkturë, tetovazhë apo pirsing në trup, spërkatje e mukozave me gjak, transplant të indit apo qelizave me origjinë humane Prolongohet për 6 muaj apo për 4 muaj me NAT test negativ për hepatit C
Transfuzion i komponenteve të gjakut Prolongohet për 6 muaj apo për 4 muaj me NAT test negativ për hepatit C. Në rast të injektimit të eritrociteve, si pjesë e programit të lejuar të imunizimit do të jetë i nevojshëm vlerësim klinik.
Epilepsia 3 vite pas ndërprerjes së terapisë dhe në këtë periudhë të mos përjetojë sulme
Temperatura e trupit > 38  C 2 javë pas largimit të simptomeve
Sëmundjet e veshkëve Glomerulonefriti akut: 5 vite pas largimit të tërësishëm të simptomeve
Përdorimi i ilaçeve Përdorimi i ilaçeve mund të jetë për shkak të sëmundjes bazë, e cila kërkon prolongim të dhurimit të gjakut. Vendimin për pranimin e dhuruesit e sjell mjeku, varësisht nga rasti dhe ilaçi i përdorur.
Osteomieliti 2 vite pas shërimit
Ethet reumatike 2 vite pas sulmit, pa shenja të sëmundjes kronike të zemrës. Komplikimet e vonshme janë shkak për refuzim të përhershëm.
Ndërhyrje kirurgjikale Ndërhyrje e madhe kirurgjikale: në përgjithësi 6 muaj pas operacionit. Ndërhyrje e vogël kirurgjikale: 1 javë pas ndërhyrjes, nëse nuk ka komplikime. Pacientët me histori për resekcion të lukthit, refuzohen përhershëm.
Tuberkulozi, Bruceloza 2 vite pas shërimit
Sëmundjet tropikale 6 muaj pas kthimit nga zonat tropikale, nëse nuk kanë pasur ethe apo shenja të sëmundjes

 

GJENDJE QË ÇOJNË DREJT REFUZIMIT TË PËRHERSHËM

Sëmundjet malinje Personat me sëmundje malinje apo me histori të tillë, rëndom refuzohen përhershëm. Nga ky rregull mund të bëhet përjashtim, në disa raste, të selektuara nga mjeku. Për shmebull: te dhuruesit me kancer joinvaziv të cerviksit dhe terapi të suksesshme.
Sëmundja e Creutzfeldt-Jacob

Lopët e çmendura

Refuzohen të gjithë pacientët me sëmundje Creutzfeldt-Jacob apo sëmundje tjetër të prionit apo më parë të trajtuara me ekstrakt të hipofizës humane.
Diabeti Refuzohen vetëm pacientët me varësi të insulinës
Përdorimi i ilaçeve Vlerësim individual i mjekut (shiko listen në shtojcë)
Sëmundjet kardiovaskulare Histori të sëmundjes së zemrës, veçanërisht sëmundje koronare, angina pectoris, aritmi e rëndë e zemrës, sëmundje cerebro – vaskulare, trombozë e arterieve apo trombozë rekurente e venëve
Gjendjet infektive Bartës të HIV, HBV, HCV

babezioza, leishmanioza,

ethet Q e tj.

Sëmundjet e veshkëve Glomerulonefriti akut:

5 vite pas shërimit të plotë