Në qelizat e kuqe të gjakut (por edhe në qelizat tjera) ekzistojnë shumë molekula, të quajtura antigjenë të grupeve të gjakut, të cilët përcaktojnë cilësi të caktuara të këtyre qelizave. Ekziston një numër i madh i grupeve të gjakut, ndërsa më të rëndësishëm janë ABO dhe Rh grupet e gjakut.
Në sistemin e grupit të gjakut ABO janë A, B, AB dhe O, ndërsa këto janë katër grupet kryesore të gjakut të cilët ndodhen në eritrocitet e njeriut.
Distribuimi i grupeve të gjakut në mesin e popullatës tonë është si në vijim:
А | О | B | АB |
---|---|---|---|
40% | 35% | 18% | 7% |
Pas ABO, sistem më i rëndësishëm i grupit të gjakut është sistemi Rh.
Të gjithë ata të cilët në eritrocite kanë faktor Rh janë Rh pozitiv (85 % e popullatës), ata të cilët nuk kanë faktor Rh në eritrocite janë Rh negativ (15 % e popullatës).