DHURIMI I GJAKUT VAZHDON

0
7201

Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit, për të tejkaluar këtë gjendje që lidhet me koronavirusin, ka vendosur të raportojë çdo ditë në mediat elektronike për gjendjen e produkteve të gjakut. Sot gjendja momentale me produkte të gjakut është në një nivel të kënaqshëm dhe monitorohet çdo ditë.

Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit, së bashku me Kryqin e Kuq të RMV, është riorganizuar në drejtim të dhurimit të gjakut në vend, me qëllim që të përputhen me masat më të larta për mbrojtjen e dhuruesve të gjakut dhe personelit shëndetësor, duke siguruar hyrje të vazhdueshme të njësive të gjakut për të ruajtur sasi të qëndrueshme të produkteve të gjakut.

Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë për gjendjen e produkteve të gjakut, dhe gjithashtu është në komunikim të përditshëm me Institutin e Shëndetit Publik për zbatimin e sesioneve të dhurimit të gjakut.

TË NDERUAR DHURUES TË GJAKUT
Dhurimi vullnetar i gjakut vazhdon të zbatohet pasi gjaku dhe produktet e gjakut janë një nevojë e vazhdueshme për pacientët.

Dhurimi i gjakut është i vazhdueshëm dhe i sigurt, por duhet të kemi parasysh se pritet një numër i zvogëluar i dhuruesve të gjakut për shkak të ndikimit të masave të shëndetit publik që janë marrë në lidhje me pandeminë. Kushdo që është i shëndetshëm, i aftë dhe i gatshëm të dhurojë gjak nuk duhet të vonojë në asnjë mënyrë dhurimin e gjakut pasi ne kemi implementuar masa shtesë të sigurisë për dhuruesit e gjakut dhe gjak të sigurt për pacientët.

DHURUES TË GJAKUT, JU LUTEMI MOS DHURONI GJAK NËSE:

-Për 28 ditë nëse keni udhëtuar jashtë shtetit

-Keni simptoma të ftohjes, kollitjes dhe teshtitjes

-keni një temperaturë të ngritur të trupit

– kani qenë në kontakt me një pacient, simptomat e të cilit ngjajnë me një infeksion me koronavirus

Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) janë prezantuar masat e mëposhtme të dhurimit të gjakut:

– 28 ditë pas kthimit nga zonat e infektuara me COVID-19 ose keni pas kontakt me rastin e konfirmuar me COVID-19 e anuloni dhurimin e gjakut, qelizave dhe indeve

– matja e temperaturës trupore për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut

– sigurimi i pikave të dezinfektimit në duart e punonjësve dhe dhuruesve të gjakut

– kufizimin e numrit të dhuruesve të gjakut të pranishëm njëkohësisht në hapsirat dhe sigurimin e lëvizjes së kontrolluar përgjatë procesit të dhurimit të gjakut

Të nderuar dhurues të gjakut, Ju lutemi në rast të simptomave të sëmundjes së frymëmarrjes deri në 14 ditë pas dhurimit të gjakut, është e DETYRUESHME të lajmroheni në 078-488-078.

Masat e përgjithshme për të parandaluar përhapjen e infeksionit përfshijnë:

– mbulimi i patjetërsueshëm i gojës dhe hundës gjatë teshtitjes dhe kollitjes

– shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës

– larja e rregullt e duarve dhe masat tjera higjienike

– qëndro në shtëpi

– shmangeni kontakt të ngushtë me të sëmurët

– respektimi i rreptë i masave të distancës midis personave (të paktën 1 deri në 2 metra)

FALEMINDERIT PËR MIRKUPTIMIN DHE JU DËSHIROJ SHËNDET !

LEAVE A REPLY