Gjaku është ind i lëngshëm i cili përbëhet nga pjesa e lëngshme apo plazma e gjakut dhe qelizat e gjakut. Në plazmë ekziston një numër i madh i substancave, siç janë proteinat të cilat janë përgjegjëse për mpiksjen e gjakut (të .a.q. faktorë koagulimi), jonet, molekula të rëndësishme për të gjithë proceset metabolike në organizëm. Qelizat e gjakut janë qelizat e kuqe të gjakut apo eritrocitet, qelizat e bardha të gjakut apo leukocitet dhe pllakëzat e gjakut apo trombocitet. Qelizat e kuqe të gjakut janë të obliguara për bartjen e oksigjenit në inde dhe organe, të bardhat për mbrojtjen e organizmit nga agjensët e jashtëm potencialisht të dëmshëm, ndërsa pllakëzat e gjakut luajnë rol në mpiksjen e gjakut.
Home Gjaku në organizëm