ISHP Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit ofron veprimtari mjekësore në përputhje me Ligjin e sigurisë gjatë furnizimit me gjak, nëpërmjet shërbimeve mjekësore në vijim:
– Grumbullimit të gjakut;
– Ruajtjes dhe dhënies së gjakut dhe komponentëve të gjakut;
– Përdorimit racional të gjakut dhe komponentëve të gjakut;
– Sigurimit të vijimësisë dhe hemovigjilencës;
– Dokumentimit dhe arkivimit të të dhënave;
– Përcjelljes imunohematologjike të pacientëve, shtatzënave dhe të sapolindurve;
– Diagnostikimit dhe shërimit të pacientëve me sëmundje trombotike dhe hemorragjike;
– Koleksionimit të qelizave amë hematopoetike nga gjaku periferik.