DHURO PLAZMË, SHPËTO JETË

0
10090

Me rastin e 11 shtatorit, ditën kur akti terrorist mori viktima dhe një numër të madh të plagosur, në Ambasadën Amerikane u zhvillua aksioni i dhurimit të gjakut. Për nder të kujtimit të atyre ditëve të vështira të bashkimit dhe ndihmës së ndërsjelltë, aksioni i dhurimit të gjakut u zhvillua në frymën e humanizmit dhe altruizmit si akti më i lartë njerëzor për të ndihmuar njëri-tjetrin. Çdo pikë e dhuruar është e bekuar, përfundon në venë që do të thotë kthimi i shpresës tek të sëmurët rëndë, kthimi i shkëlqimit në sytë e tyre. Aksioni tradicional i dhurimit të gjakut në Ambasadën Amerikane është i një rëndësie të madhe për shkak të natyrës promovuese të dhurimit të gjakut në vendin tonë dhe në emër të vendit më të zhvilluar në botë.

LEAVE A REPLY