Këshillimore

Rregull themelor për furnizimin me gjak të sigurt dhe për përfitimin e dhuruesve vullnetarë është informimi i besueshëm dhe pranimi në periudhën e para-dhurimit, e cila sjell edhe këshillimin pas çdo dhurimi të gjakut dhe të komponenteve të gjakut në periudhën e pas-dhurimit.

Në kuadër të Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit të RM-së në Shkup, punon Këshillimorja për dhuruesit e gjakut, në të cilën çdo dhurues pranohet nga mjeku specialist dhe psikologu përgjegjës.

Në këshillimin para dhurimit me dhuruesit vullnetarë të gjakut bëhet:

1. Rekrutimi i dhuruesve të rregullt,
2. Dhurues në thirrje
3. Rekrutimi dhe motivimi i dhuruesve për dhurim të veçantë të komponentëve të gjakut (trombocite). Të gjithë dhuruesve që janë të përfshirë në Këshillimore u jepet mundësia të përcaktohen, cilës kategori të dhuruesve do t’i bashkëngjiten me vetëvendosje, për dhurim vullnetarë të gjakut dhe komponenteve të gjakut. Çdo këshillim i para-dhurimit, ofron dhurues mirë të informuar, i cili nëse ka arsye, në kohë do të vetëtërhiqet nga dhurimi.

Profesionistët e këshillimores janë në kontakt të vazhdueshëm me dhuruesin, që në fund të fillojë edhe periudha e këshillimit pas-dhurimit, nëpërmjet të cilës arrihet përjashtimi i tyre nga dhurimi i mëtejshëm. I ndihmojmë dhuruesit, i cili është reaktiv në ndonjërin nga viruset e transmetueshëm nëpërmjet gjakut, të sjell vendim për mjekim në kohë dhe pengim të pasojave dhe udhëzim në klinikat përkatëse.

Pas – test këshillimi, nuk është i mjaftueshëm vetëm për shkak të përkujdesjes ndaj dhuruesve të gjakut të konfirmuar pozitiv, por luan rol të rëndësishëm në promovimin e shprehive të shëndetshme jetësore dhe promovimin e dhurimit të rregullt të gjakut, për ata të cilët nuk kanë shfaqur reaktivitet ndaj infeksioneve të transmetueshme nëpërmjet gjakut pas dhurimit të gjakut.

Këshillimorja pranon dhurues të gjakut dhe anëtarë të familjeve të tyre, të cilët janë të përfshirë me:

• Këshillim të dhuruesit të gjakut me dhurim të fundit të gjakut reaktiv, për mënyrën e sjelljes së tyre të mëtutjeshme në procesin e dhurimit të gjakut.
• Këshillim familjar, dhuruesit e gjakut me dhurim të fundit reaktiv, më shpesh vijnë me ndonjë anëtar të familjes (prind apo bashkëshort) dhe atëherë bëhet këshillim familjar.

Infromimin dhe këshillimin e besueshëm të dhuruesve në periudhën para dhe pas dhurimit e bën kuadri profesional i trajnuar për Këshillim dhe Testim të Besueshëm Vullnetar (KTBV).

Këshillimorja e dhuruesve të gjakut

Prim. Dr. Julijana Aleksova, sci. transfuziolog
Psikolog Keti Edrovska Isajllovska

Kontakt:
Tel: +389 2 3226 923
Mob: +389 78 488 078