Në Institutin e mjekësisë për tranfuzion, gjak mund të dhurohet çdo ditë pune nga ora 08 – 20, të shtunën nga ora 08 – 14. Në Dare Xhambaz, gjak mund të dhurohet çdo ditë pune nga ora 10 – 17.
Dhuruesit mund të dhurojnë gjak në aksionet e organuzuara me ekipe mobile, orari i të cilave publikohet në web faqen e Institutit.
Nëse jeni në gjendje të mirë shëndetësore, gjak mund të dhuroni në më shumë vende. Zgjedhja varet nga Ju, ndërsa për informacionet se ku ndodhen ekipet tona lëvizëse nëpër Republikë mund të informoheni në web – faqen e Institutit, si dhe në mediat publike (radio, TV).
Informacione për orarin e aksioneve të dhurimit të gjakut mund të merrni edhe nëpërmjet telefonit: 00389 (0) 2 32 26 923, lokali 125, pranë Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit të Republikës së Maqedonisë.
Shërbimet e Mjekësisë së Transfuzionit ndodhen në kuadër të spitaleve të përgjithshme dhe klinike nëpër qytete në Republikën e Maqedonisë, kështu që nëse dëshironi mund të dhuroni gjak edhe në ato vende.