FALEMENDERIM FAMILJES ZAEV PËR KONTRIBUTIN PERSONAL NË RINOVIMIN E SHËRBIMIT TË MJEKSIS SË TRANSFUZIONIT-STRUMICË

0
11075

Ministri i Shëndetësisë Dr. Venko Filipce së bashku me drejtorët e Institutit për Mjekësinë e Transfuzionit, si dhe udhëheqsi i Shërbimit të Mjekësisë së Transfuzionit pranë Spitalit të Strumicës i dorëzoi një letër falënderimi Kryeministrit Zoran Zaev për donacionin personal të familjes së tij për rinovimin e hapësirave të këtij institucioni shëndetësor. Shërbimi i Mjekësisë së Transfuzionit në Strumicë është rinovuar dhe rehabilituar për herë të parë pas 35 vjet, gjë që u jep banorëve të Strumicës një hapësirë moderne sipas standardeve më të larta për dhurimin e pandërprerë të gjakut.

Është bërë një rehabilitim i plotë i dhomës së pritjes, hapsirave ambulatore për ekzaminim dhe marrjen e mostrave të gjakut, hapsirës për dhurim të gjakut, kuzhinës për freskimin e dhuruesve të gjakut, laboratorit për analiza imunohaematologjike, laboratorit për hemostazë dhe çrregullime hemostatike, kabinetet e mjekve dhe tualetet. Realizimi i projektit filloi në shkurt të këtij viti dhe përfundoi në prill.

LEAVE A REPLY